Fantasy TopSporti
Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

FINALS: ISTOGU - DRITA

7 stinorë pas përjashtimit, inkuadrohen në Superligë

7 stinorë pas përjashtimit, inkuadrohen në Superligë


22 April, 2021 @18:37

Skuadra e Dritës duke e mposhtur Istogun edhe në ndeshjen e dytë, shpallet kampione e Ligës së Parë, dhe u inkuadrua në Superligë për stinorin 2021/22.

Drita triumfoi me rezultat 64-84, derisa e kaloi një pjesë të dytë të lehtë.

Xzavier Barmore me 24 pikë, 6 kërcime e 5 asistime ishte më i miri te Drita, kurse u ndihmua edhe nga Arian Memeti me 20 pikë, 14 kërcime e 4 asistime.

Te Istogu u veçuan Diamant Shabani me 14 pikë e 16 asistime dhe Ardit Pepaj me 13 pikë.

SKEMA E PLAY OFFIT

Drita për herë të fundit në Superligë ishte në stinorin 2013/14 dhe e kishte përfunduar në pozitën e pestë, kurse është përjashtuar nga Superliga në sezonin 2014/15 për shkak të mos përmbushjes së kritereve për pjesmarrje në Superligë, derisa në atë sezonë ishte inkuadruar skuadra e Yllit.


 
Të gjitha lajmet nga FBK Superliga