DRITA 2020/21

Si kaloi stinori për Dritën?
22 April, 2021 @22:20
Kampionja e Ligës së Parë, Drita, duke e mposhtur Istogun në finale, u ngrit në Superligë.
Skuadra gjilanase e nisi stinorin në xhiron e parë me humbje, ku pësoi ndaj AS Prishtinës me rezultat 77-75.
Pas humbjes në xhiron e parë, Drita më pas nuk u ndalë dhe i fitoi të gjitha ndeshjet deri në fund të stinorit.
Përveç titullit kampion, Drita gjithashtu e fitoi Kupën e Ligës së Parë të Kosovës dhe e mbylli stinorin me dy Kupa.
Drita në stinorin 2021/22 do të jetë pjesë e Superligës.