PAS TRIUMFIT
Sara Vraniqi tregon çelësin e fitores së Bashkimit
22 April, 2021 @22:39
Basketbollistja e KBF Bashkimit, Sara Vraniqi, në intervistën e shkurtë të dhënë për kanalin transmetues të ndeshjes pas fitores ndaj Penzës në ndeshjen e tretë të serisë finale të PlayOffit të Superligës së Femrave ka treguar çelësin e fitores së sontme të ekipit.
KBF Bashkimi ka arritur që pas disavantazhit në seri 0-1 të rikthejë avantazhin në 2-1 dhe tashmë i nevojitet fitorja në Karagaç ndaj Penzës për të arritur titullin kampion.
”Çelësi i suksesit të fitores së sontme ka qenë mbrojtja dhe sulmi i ekipit. Jemi angazhuar të gjitha pa dallim dhe në fund arritëm fitoren,” ka thënë Vraniqi fillimisht.
Më pas, ajo ka treguar se kjo ndeshje do të shërbejë edhe si motivim për duelin e katërt të serisë, ku vajzat e ekipit të Prizrenit synojnë titullin kampion.
“Natyrisht, kjo fitore është një motivim shtesë për ne dhe shpresojmë për fitore edhe atje,” ka thënë në fund ajo.
Vraniqi luajti me 15 pikë sonte në Sezai Surroi, derisa ekipi i saj mposhti atë pejan me rezultat 74-63. Seria tash është 2-1 në të mirë të KBF Bashkimit dhe skuadra që e para arrin 3 fitore shpallet kampione e sezonit 2020/21 në Superligën e Femrave të Kosovës.