Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

NDËRRIMI!

Suhareka pasi largoi Duron, zyrtarizoi Qëndrim Kidën

Suhareka pasi largoi Duron, zyrtarizoi Qëndrim Kidën


20 October, 2024 @11:32

Ajo që përfolej për më tepër se një javë në kuloaret e futbollit të Kosovës, edhe ndodhi, ndërsa u prit vetëm zyrtarizimi nga klubi. Pas katër fitoresh rresht dhe dy javëvve me humbje, ekipi debutues në Superligë, FC Suhareka ka ndarë rrugët me trajnerin me përvojë të ekipit Shpëtim Duro.

Me një njoftim, duke mos dhënë arsye FC Suhareka tre ditë më parë njoftoi për ndarjen e rrugëve me Duron.

“Ju njoftojmë që me marrëveshje të dyanshme kemi ndërprerë bashkëpunimin me kryetrajnerin Shpetim Duro.

Ndihemi te lumtur për bashkëpunimin dhe shumë mirenjohës për punën e bërë deri më tani ku ishte kënaqësi që në radhët tona kishim një njeri si Shpëtim Duro.” - shkroi FC Suhareka.

E dje, një ditë para derbit të parë lokal të qytetit të Suharekës në histori, në Superligë, FC Suhareka zyrtarizoi Qëndrim Kidën si kryetrajner.

“Të nderuar adhurues të klubit tonë dhe ju gjithë sportdashës suharekas ju njoftojmë qe kemi arritur marrëveshje me timonierin e ri të skuadrës tonë kryetrajnerin Qëndrim Kida.

Kida bashkohet me klubin tonë pas eksperiencës së jashtëzakonshme me skuadrën e Malishevës dhe me përvojën e tijë si ish futbollist tashmë edhe si trajner i disa skuadrave, vizioni i tij, energjia e punës dhe përkushtimi do kontribuojnë në arritjen e objektivave tona.

I urojmë mirëseardhje dhe urojmë që së bashku të arrijmë sukseset e rradhës ku përkrahja e kryesisë do jetë maksimale në të gjitha aspektet.” - bëri të ditur ekipi në fjalë.

E Kida debuton sot ndaj Ballkanit, kampionit aktual!


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga