LIGA U 12 E KOSOVËS

Fotot: KBMegasport/fb
KB Megasport U12, kampion i Kosovës
Teksti: FBK
4 May, 2022 @11:27
Skuadra e Megasport është shpallur kampion i Kosovës në konkurrencën e meshkujve për kategorinë U12.
Megasport nga Prizreni, në finale ka mundur Peja DT me shifrat 52:48, ndërsa Kupën kapitenit ia ka dorëzuar Komesari i Garave të Federatës së Basketbollit të Kosovës, Faton Kurshumlija.
Paraprakisht u zhvillua ndeshja për vendin e tretë, ku SHB Halit Hoxha ka shënuar fitore ndaj Marigona Hill Prishtinës 38:36.
Ndërkohë, në gjysmëfinale janë arritur këto rezultate: SHB Halit Hoxha-Megasport 43:58 dhe Peja DT-Marigona Hill Prishtina 38:35.