Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

PRIZREN

KB Prizreni zyrtarizoi Meriton Ismailin

KB Prizreni zyrtarizoi Meriton Ismailin


5 July, 2022 @15:09

Njëri ndër basketbollistët shpresë të Kosovës, që ka bërë përvojë të madhe, veçanërisht në stinorin e kaluar te Prishtina - Meriton Ismaili, është bërë lojtar i ri i KB Prizrenit.

Njoftimin e ka zyrtarizuar ditë më parë ekipi bardhezi i qytetit të vjetër, ndërsa sic bën të ditur ekipi, Ismaili ka nënshkruar kontratë 1+1 vjecare me ekipin që drejtohet nga trajneri Arbnor Rifati.

Meritoni 22-vjeç dhe 195 centimetra i gjatë është i rregullt në reprezentacion të Kosovës, ndërsa në stinorin e kaluar ka pasur mesatare prej 8.9 pikëve për ndedshje si dhe 3.3 kërcimeve në Superligë.

Ai luan në pozitat anësore dhe ka fleksibiletet për të ndërruar ato.

 


 
Të gjitha lajmet nga