Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

GAME 2: KBF PEJA 03 - KBF BASHKIMI

KBF Bashkimi 1 fitore larg titullit

FOTO / apostrof studio

KBF Bashkimi 1 fitore larg titullit


11 April, 2025 @21:06

Vashat e Bashkimit, e mposhtën edhe në ndeshjen e dytë Pejën 03 me rezultat 82-86 dhe kaluan 2-0 në epërsi në seri.

Fundi i ndeshjes kaloi me rezultat të ngushtë, por prizrenaset e manaxhuan mirë rezultatin dhe arritën fitoren.

Brooque Williams me 26 pikë ishte koshashënuesja më e mirë te Bashkimi derisa u ndihmua edhe nga Brittany Byrd me 25 pikë dhe Arbnore Përquku me 18 pikë të tjera.

Në anën tjetër te Peja 03 u veçuan Alexis Tolefree me 24 pikë, Sara Vraniqi e Touch Sarr me nga 16 pikë.

SKEMA E PLAY OFFIT

Bashkimit tani i duhet vetëm një fitore për ta mbrojtur titullin kampion, derisa Peja 03 duhet të fitojë 3 ndeshje rresht.

Ndeshja e tretë e serisë do të luhet më 15 prill nga ora 19:00 në Prizren.


 
Të gjitha lajmet nga