Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

VENDIMET E KG-së

Kërcënime, ofendime e kapje për fyti - nga inicimet për disiplinore!

Kërcënime, ofendime e kapje për fyti - nga inicimet për disiplinore!


24 April, 2025 @14:58

Derisa fundi i stinorit po afrohet, tensionet në ndeshjet e Superligës po shtohen jo vetëm në fushë të lojës por edhe jashtë saj. Këtë, më së miri e dëshmon edhe raporti i fundit i Komisionit të Garave të FFK-së, ndërsa për xhiron e fundit të Superligës janë iniciuar disa procedura disiplinore për lojtarë dhe zyrtarë të ekipeve.

Për më tepër, shikoni mëposhtë vendimet e KG-së, pa ndërhyrje, siç është shkruar në njoftimin e botuar nga FFK-ja.

V E N D I M E

1.Regjistrohen ndeshjet e zhvilluara të xhiros së 30-të të Albi Mall Superligës dhe xhiros së 23-të të Raiffeisen Ligës së Parë Grupi A dhe B në futboll për edicionin 2024/2025 me rezultatet e arritura në fushë.

2.Bazuar në raportet e delegatëve, kontrollorëve, zyrtarëve të FFK-së si dhe të dhënat nga protokollet zyrtare të ndeshjeve, lidhur me rregullsinë e fillimit, zhvillimit dhe përfundimit të ndeshjeve, Komisioni i Garave pas administrimit të të gjitha materialeve dhe shkresave të prezantuara, incizimeve televizive, raporteve të personave zyrtarë të FFK-së si dhe mediave vendosi për:

Inicime disiplinore:

Ndaj: KF “Feronikeli“74. Motivi: Lëshim në organizim të ndeshjes, në min 90 disa shikues të vendosur në tribunë mbrapa portës kanë hedhur një top në 16 metershin e vendasve derisa ishte duke u zhvilluar aksioni i mysafirëve ku gjyqtari kryesor u detyrua ta ndërpresë ndeshjen derisa të larogohet topi i hedhur nga fusha.Sipas raportit të delegatit të ndeshjes Feronikeli 74–Ballkani.

Ndaj: Lojtarit të KF “Dukagjini” nr fanele 4 Besir Hyseni, nr ID:035976M00: Motivi: Pas përfundimit të ndeshjes vjen në drejtimin të gjyqtarit kryesor,kërcënon ofedon dhe shan vazhdimisht për çka ndëshkohet me karton të kuq direkt. Sipas raportit të gjyqtarit kryesor në ndeshjën Gjilani-Dukagjini.

Ndaj: Lojtarit të FC” Prishtina”, nr fanele 22 Philippe Nouhou Beueye nr ID, 038006M03, Motivi: Në minutën e 23 shkakton ndërhyrje të ashpër ndaj lojtarit kundërshtar për çka ndëshkohet me karton të kuq direkt pas rishikim të VAR-it. Sipas raportit të gjyqtarit kryesor Prishtina-Ferizaj.

Ndaj: Lojtarit të KF “Llapit“ me numër fanele 23 Besar Musolli ID:020561M89. Motivi: Në minutën e 88 kap për fyti lojtarin kundërshtar për çka ndëshkohet me karton të kuq direkt dhe pas përfundimit të ndeshjes vjen deri te vetura e gjyqtarit kryesor dhe e kërcenon. Sipas raportit të personave zyrtar të ndeshjes Malisheva-Llapi

Ndaj: Zyrtarit të FC “Suhareka”, Lulzim Kolgeci nr ID 014586M65. Motivi: Pas përfundimit të ndeshjes në mes të fushës shan dhe ofendon me fjalët më banale në drejtim të gjyqtarit kryesor për çka ndëshkohet me karton të kuq direkt. Sipas raportit të gjyqtarit kryesor Suhareka –Drita.

Ndaj: Kryetarit të FC “Suhareka’ Fadil Bytyqi. Motivi: Pas përfundimit të pjesës së parë, hyn në zhveshtore dhe kërcënon gjyqtarit kryesor . Sipas raportit të personave zyrtar të ndeshjes Suhareka –Drita.

Ndaj: FC “Suhareka”. Motivi: Lëshim ne organizim: pas përfundimit të ndeshjës delegatit nuk i është lejuar përfundimi i raportit të ndeshjës në zyrat e klubit me arsyjen se ”Keni ardhur me qëllime ta dëmtoni ekipin vendas”, raportin delegati e ka përfundur pasi është kthyer në Prishtinë.Sipas raportit të delegatit të ndeshjës Suhareka – Drita.


 
Të gjitha lajmet nga