Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

VETERANI ME PËRVOJË, KEVIN DURANT TE ROCKETS

Kevin Durant me shkëmbim historik në NBA!

Kevin Durant me shkëmbim historik në NBA!


7 July, 2025 @11:27

Njëri ndër basketbollistët më të mirë në botë, Kevin Durant, zyrtarisht është bërë pjesë e Houston Rocketsit në rekord shkëmbimin që ka parë NBA, ku u përfshinë 7 ekipe.

Njëra ndër shkëmbimet më komplekse në histori të NBA-së ndodhi dhe sot zyrtarisht Houston Rockets njoftoi se Kevin Durant, që në stinorin e kaluar luajti te Phoenix Suns, u bë pjesë e tyre.

Marrëveshja përfshiu 13 lojtarë dhe disa zgjedhje nga drafti, ndërsa u finalizua më 6 korrik, duke konfirmuar krejt spekulimet. Pos Rockets dhe Suns, në shkëmbim u përfshinë edhe Atlanta Hawks, Brooklyn Nets, Golden State Warriors, Minnesota Timberwolves dhe Los Angeles Lakers.

Durant 36-vjeçar, alo veterane e dëshmuar dhe MVP i vitit 2014 ka qenë 15 herë All-Star, ka fituar dy tituj me Golden State-in, ndërsa ka edhe 4 medalje të arta Olimpike me SHBA-në.

REKORD-SHKËMBIMI, DETAJET

Ndërkaq, për hollësitë e marrëveshjes për Durantin shikoni mëposhtë:

—Houton Rockets merr Kevin Durantin dhe qendrën Clint Capela (31), që i kthehet ekipit, ku kishte nisur karrierën.
—Phoenix Suns kërkoi prospektin e ri Khaman Maluach, pikcun e 10-të të draftit, bashkë me Dillon Brooks, Jalen Green dhe 5 lojtarë shtesë, prej të cilëve edhe: Daeqwon Plowden, Rasheer Fleming dhe Koby Brea. Dy pick nga drafte, gjithashtu janë të përfshira në marrëveshje.
—Atlanta Hawks mori David Roddyn, të holla të gatshme, dhe të drejtën e Houston Rockets për pickun e draftit të vitit 2031.
—Brooklyn Nets siguroi dy të draftuarit e dytë të ardhshëm, derisa çoi te Los Angeles Lakers Adou Thieron.
—Golden State Warriors mori alo-qendrën australiane Alex Toohey dhe organizatorin Jahmai Mashack.
—Minnesota Timberwolves siguroi qendrën 18-vjeçare Rocco Zikarsky dhe dy përzgjedhjet e ardhshme në draft.
—Los Angeles Lakers me marrëveshje përfitoi të drejtën për zgjedhje ne draft dhe Thieron nga Brooklyni.

E shkëputur edhe më në detaje:




Rockets merr:

Kevin Durant
Clint Capela

Suns merr:

Jalen Green
Dillon Brooks
Khaman Maluach (No. 10 overall)
Rasheer Fleming (No. 31 overall)
Koby Brea (No. 41 overall)
Daeqwon Plowden
2026 second-round pick
2032 second-round pick

Nets merr:

2026 second-round pick
2030 second-round pick

Warriors merr:

Alex Toohey (No. 52 overall)
Jahmai Mashack (No. 59 overall)

Hawks merr:

David Roddy
2031 second-round pick
Të holla - Cash

Lakers merr:

Adou Thiero (No. 36 overall)
Të holla - Cash

Timberwolves merr:

Rocco Zikarsky (No. 45 overall)
2026 second-round pick
2032 second-round pick
Të holla - Cash.


 
Të gjitha lajmet nga NBA