Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

NBA

Boston Celtics kampion në NBA, titulli i 18 në histori!

Boston Celtics kampion në NBA, titulli i 18 në histori!


18 June, 2024 @7:06

Për herë të parë që nga viti 2008, Boston Celtics ka arritur të shpallet kampion në NBA!

Me plot meritë, Celtics fituan 4-1 ndaj Mavericks në seri, për ta fituar kështu titullin 18 dhe historik.

Në ndeshjen e pestë të serisë, Bostoni fitoi 106-88 në TD Garden dhe kështu e mbylli serinë me triumf.

Kujtojmë që titullin në NBA nuk e ka fituar asnjë skuadër 18 herë. LA Lakers ndodhen pas Bostonit me 17 të fituar, e pas tyre Golden State Warrios me 7.

MVP i serisë finale u shpall Jaylen Brown, 27-vjeçari i drejtuar nga Bostoni si zgjedhje e tretë në draftin e vitit 2016.


 
Të gjitha lajmet nga NBA