KOK

Kryetari i ri i KOK-ut urohet nga Asociacioni i Komiteteve Olimpike Kombëtare
1 April, 2021 @19:20
Asociacioni i Komiteteve Olimpike Kombëtare (ANOC) ka uruar kryetarin e ri të Komitetit Olimpik të Kosovës (KOK), Ismet Krasniqi, për zgjedhjen e tij në krye të KOK-ut.
Në letrën e dërguar, ANOC shpreh gatishmërinë për të punuar ngushtë me kryetarin Krasniqi.
“Pranoni urimet tona më të përzemërta për zgjedhjen tuaj president i Komitetit Olimpik të Kosovës. Ju urojmë të gjitha të mirat në vitet e ardhshëm dhe shpresojmë të bashkëpunojmë ngushtë për promovimin dhe zhvillimin e Lëvizjes Olimpike”, thuhet në letër urimin e sekretares së përgjithshme të ANOC-ut, Gunilla Lundberg.
Krasniqi u zgjodh kryetar i KOK-ut në Asamblenë e 8-të Zgjedhore, të mbajtur më 25 mars 2021.