Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

GAME 4: HEAT - LAKERS

Lakers një fitore larg titullit

Lakers një fitore larg titullit


7 October, 2020 @10:14

Los Angeles Lakers është një fitore larg titullit.

Lakersat e mposhtën Miami Heatin në ndeshjen e katërt të serisë finale me rezultat 96-102.

Që të dyja skuadrat kërkuan fitoren, por djelmoshat e trajnerit Frank Vogel e kërkuan më shumë dhe e arritën qëllimin në fund të ndeshjes.

Super ylli LeBron James ishte më i miri te Lakersat me 28 pikë, 12 kërcime e 8 asistime, derisa u ndihmua nga partneri i tij Anthony Davis me 22 pikë e 9 kërcime.

Në anën tjetër te Miami u dalluan Jimmy Butler me 22 pikë, 10 kërcime e 9 asistime dhe Tyler Herro me 21 pikë të tjera. Në këtë ndeshje luajti edhe Bam Adebayo, që kishte munguar në dy ndeshjet e fundit. Ai luajti me 15 pikë e 7 kërcime.

Rezultati në seri është 3-1 në favor të Lakersave dhe atyre i nevojitet vetëm edhe një fitore për t’u shpallur kampion i sezonit 2019/20.

Ndeshja e pestë e serisë do të luhet më 10 tetor në ora 03:00.


 
Të gjitha lajmet nga