LIGA UNIKE

Liga Unike, sot luhen dy ndeshje
2 March, 2022 @13:34
Kjo mesjavë sjell ndeshje nga Liga Unike te meshkujt.
Dy ndeshje luhen sot, e dy të tjera nesër, për ta kompletuar kështu xhiron e 11 të kësaj lige.
Sot, një ndeshje luhet me fillim nga ora 16:00, e një tjetër me fillim nga ora 17:00.
E para luhet mes Teutës dhe Kamzës në Shqipëri, kurse ndeshja tjetër me fillim nga ora 17:00 vë përballë Yllin dhe Rahovecin.
Sa i përket dy takimeve të nesërme, mes vete përballen Peja vs. Tirana (17:00) dhe Vllaznia vs. Prizreni (19:00).