Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

LUBOMIR MINCHEV

Lojtarët luajtën sikurse biseduam në stërvitje

Lojtarët luajtën sikurse biseduam në stërvitje


10 February, 2022 @11:11

Trajneri i Trepçës, Lubomir Minchev, është treguar i kënaqur me lojën e ekipit të tij pas fitores ndaj Rahovecit në Final 8 të Kupës, ndërsa ka thënë se lojtarët e tij kanë realizuar të gjitha ato që kanë biseduar para ndeshjes.

“Filluam mirë dhe e kontrolluam ndeshjen. Ato që biseduam në stërvitje i bëmë në lojë, pos nervozës në fillim të ndeshjes, që është normale për llojin e garës dhe ndeshjes. Kishim kohë edhe për të pushuar ndonjërin nga lojtarët gjatë ndeshjes,” ka thënë trajneri bullgar i mitrovicasve pas duelit.

Përndryshe, Trepça kaloi shumë lehtë Rahovecin në këtë përballje dhe tash në gjysmëfinale të Final 8 të Kupës së Kosovës do të ndeshet me Pejën, që mposhti në çerekfinalen tjetër të luajtur dje Prishtinën.

Ndeshja Trepça - Peja do të luhet të premten në Karagaç. Fituesi i kësaj ndeshjeje siguron finlan e Kupës së Kosovës.


 
Të gjitha lajmet nga