MOTO GP

REUTERS/ Brandon Malone
Lorenzo fiton titullin
27 October, 2012 @11:31
Spanjolli Jorge Lorenzo ka siguruar titullin e kampionit sot duke përfunduar i dytë në garën për Çmimin e Madh të Australisë, ku rivali i tij kryesor për titull, Dani Pedrosa, u ndesh që në rrethin e dytë të shtegut. Borozani.com
Pedrosa i Hondës shpresonte që me fitore eventuale në Australi të ulte distancën me Lorenzon dhe të dërgonte betejën në arenën e fundit, por humbja e kontrollit në rrehtin e dytë të shtegut Phillip Island, ka qenë fatal për titullin që e kërkonte ai.
E Lorenzo ka festuar ende pa përfunduar gara duke tymosur shtegun dhe duke djegur gomat e motoçikletës së tij, derisa kolegët e tij nga Yamaha kërcenin prej gëzimit.
“Jam me të vërtetë, shumë, shumë i lumtur me këtë titull, pasi që të gjithë e dinë se sa vështirë ka qenë të luftosh ndaj Casey-it, Danit dhe një ekipi si Honda. Gjithmonë na është dashur që të jemi të koncentruar, asnjëherë të mos gabojmë dhe gjithmonë të kërkojmë më të mirën,” ka thënë kampioni i posashpallur i këtij stinori në Moto GP, spanjolli Jorge Lorenzo, pas fitores.
RENDITJA E PËRGJITHSHME:
1. Jorge Lorenzo – Yamaha, 350 p.
2. Dani Pedrosa – Honda, 307 p.
3. Casey Stoner – Honda, 238 p.
RENDITJA E SOTSHME NË AUSTRALI:
1. Casey Stoner 25 p.
2. Jorge Lorenzo 20 p.
3. Cal Crutchlow 16 p.