KAMZA - RAHOVECI

Foto: KB Rahoveci
Mawien fantastik, Rahoveci fiton ndaj Kamzës në Ligën Unike
16 March, 2022 @20:36
Në ndeshjen e luajtur sonte në kuadër të Ligës Unike, Rahoveci ka shënuar fitore në udhëtim te Kamza. Borozani.com
Vreshtarët këtë takim e mbyllën me fitore 70-103.
18-28 dhe 13-25 u mbyllën dy çerekët e parë, për t’i dhënë komoditet Rahovecit në pjesën e dytë të ndeshjes, të cilën ata e menaxhuan mirë dhe e mbyllën ndeshjen me fitore.
Në këtë humbje të Kamzës sonte u veçuan basketbollistët Eric Williams (19 pikë) dhe Matthew Eldrige (17 pikë), kurse te Rahoveci Makol Mawien me 27 pikë e 17 kërcime ishte fantastik. Përveç tij, u dalluan edhe Visar Ejupi me 25 pikë dhe Edmond Kryeziu me 15 pikë.
Kjo është fitorja e dytë me radhë për Rahovecin në Ligën Unike dhe me bilanc 6-7, kjo skuadër renditet e treta në këtë ligë, kurse Kamza me bilanc 2-11 renditet në vendin e parafundit.