TERMINI I NDESHJES

Ndeshja e dytë e serisë, të enjten
24 May, 2022 @13:23
Përballja e radhës e serisë finale të PlayOffit të Superligës ndërmjet Yllit dhe Trepçës, zhvillohet të enjten me fillim prej orës 20:30.
Ndeshjen e parë të zhvilluar në Suharekë, e fitoi Ylli me shumë mund, derisa e tërë seria finale pritet të shkojë ngushtë, sic thanë trajnerët, pasi që të dyja ekipet janë thuajse të njëjta dhe vetëm momentet e vecanta, fokusimi - do të përcaktojnë fituesin në secilin duel.
Në Minatori pritet të jetë atmosferë e ngrohtë, ndërsa Trepça do të kërkojë fitoren për të barazuar serinë në 1-1, e Ylli do të mundohet ta bëj serinë 2-0 në të mirë të tij.
Nga lojtarët e të dyja ekipeve aktualisht, nuk ka ndonjë njoftim për të lënduar ose mungesa, prandaj të dyja skuadrat pritet të jenë në kapacitet të plotë për këtë ndeshje.