US OPEN
Nishikori historik, arrin gjysmëfinalen pas maratonës
4 September, 2014 @9:30
Kei Nishikori mposhti bartësin e tretë të turneut US Open, Stan Wawrinka 3-2 në sete për të arritur gjysmëfinalen e këtij Grand Slami.
Në ndeshjen maratonike, pesë setëshe, Nishikori ka arritur të bëhet japonezi i parë që në 81 vitet e fundit ka arritur gjysmëfinalen e një turneu madhor.
Katër orë e 15 minuta zgjati dueli që e bëri Nishikorin luftarak njeriun e parë pas Jiro Satoh në vitin 1933, që kishte arritur gjysmëfinalen e Wimbledonit.