PARAKUALIFIKIMET

Pamje nga arkivi
Nisin përgatitjet! Kosova para dueleve me skandinavët
21 November, 2021 @9:10
Basketbollistët e Kosovës kanë nisur dje përgatitjet për ndeshjet e para parakualifikuese drejt Eurobasket 2025.
Kosova do të ndeshet me Norvegjinë më 25 nëntor në Bergen, ndërsa pret Danimarkën më 28 nëntor në Prishtinë.
Selektori i Kosovës Christos Marmarinos ka munguar dje në stërvitjen e parë të lojtarëve të kombëtares kosovare, ndërsa ato janë udhëhequr nga ndihmësit Bujar Loci, Dritëro Sefaja dhe Arbnor Rifati. Ky i fundit është edhe shtesa e fundit që e ka bërë FBK në kuadër të shtabit teknik.
Norvegjia në vitet e fundit nuk ka marrë pjesë në gara të tilla, prandaj ajo është e panjohur për shtabin teknik. Mirëpo, në një prononcim për koha.net pejani Loci ka thënë se do t’i studiojnë këto ditë ata.
“Rivalin nuk e njohim mirë pasi që nuk ka qenë pjesë e garave të tilla në vitet e fundit. Por, besoj që kemi kohë për t’i studiar këto ditë,” ka thënë ai.
Kosova është në grup me Norvegjinë e Danimarkën në fazën e parë kualifikuese për Eurobasket 2025. Basketbollistët e Kosovës duhet të kërkojnë vendin e parë të grupit për të siguruar fazën tjetër të kualifikimeve, ose duhet të jenë të dytit më të mirë nga secili grup tjetër për të arritur tutje.