Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

KB BASHKIMI NË KRIZË!

Pa fitore* këtë vit në Superligë!

Pa fitore* këtë vit në Superligë!


27 March, 2022 @7:21

Bashkimi do të dalë në ndeshje jetike sonte ndaj Prishtinës Pallatin e Rinisë dhe të Sporteve.

Ekipi prizrenas është në krizë të thellë të rezultateve në Superligë, duke mos llogaritur ndeshjet e Kupës, ku befasuan duke arritur deri në finale falë qendrës John Florveus.

Bashkimi nuk ka arritur të shënojë fitore ndaj asnjë skuadre në Superligë, duke mos llogaritur këtu Dritën e dorëzuar në fillim të kampionatit. Në të gjitha ndeshjet ndaj kundërshtarëve tjerë, në vitin 2022 Bashkimi ka humbur radhazi!

Trajneri Branimir Pavic pas mosmarrjes së Kupës dhe humbjeve pas saj u largua, ndërsa Dragan Radulovic, ende s’ka mposhtur askë pos Dritës!

TABELA AKTUALE E SUPERLIGËS

Forma e mirë e Rahovecit gjatë muajit mars ka bërë që ekipi prizrenas të jetë në zonën për PlayOut dhe nëse nuk ka këndellje të menjëhershme, atëherë PlayOuti do të jetë i pashmangshëm.

Sonte, dueli mes Prishtinës dhe Bashkimit mund edhe të përcaktojë këtë, pasi që kur kanë mbetur edhe 4-5 ndeshje deri në fund të stinorit, Prishtina është në bilanc 11-12, ndërsa Bashkimi në 9-14.

Prishtina pret Bashkimin prej orës 19:00, ndërsa njëjtë, të dyja skuadrat do të kërkojnë me ngulm fitoren, ku për fituesin vlen hap për PlayOff, ndërsa për humbësin, hap për PlayOut.
-
Shpjegim: * - nëse nuk llogariten ndeshjet ndaj Dritës.


 
Të gjitha lajmet nga