Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

SEMSETTIN BAS

Pa playmaker u rrezikua fitorja

Foto: KBPeja/fb

Pa playmaker u rrezikua fitorja


10 February, 2022 @11:56

Trajneri i Pejës, Semsettin Bas, ka qenë i kënaqur me lojën e ekipit të tij të treguar ndaj Prishtinës mbërmë, që solli fitoren dhe kualifikimin e Pejës për në gjysmëfinale të Kupës së Kosovës.

Ai gjithashtu ka theksuar rëndësinë e playmakerit në lojë, që pas lëndimit të basketbollistit të ekipit të tyre, praktikisht ata luajtën pa “njësh” dhe mundësuan afrimin e kundërshtarit në rezultat.

Semsettin Bas

“Në pjesën e parë luajtëm mirë si në sulm ashtu edhe në mbrojtje, ndërsa në pjesën e dytë pas lëndimit ne thjesht luajtëm pa playmaker. Pastaj kjo solli 11 topa të humbura në pjesë të dytë dhe rrezikoi ndeshjen. Por, s’ka lidhje, u lufta shumë në 5 minutat e fundit të ndeshjes dhe kaluam tutje. Do të shohim në ndeshjet tjera,” ka thënë trajneri turk i verdhezinjëve pas fitores së shënuar.

Peja me sigurimin e gjysmëfinales, të premten do të luajë ndaj Trepçës në betejën që sjell biletën drejt finales së Kupës. Peja për herë të fundit ka fituar Kupën në vitin 2020, në Final 8 të Kupës që u mbajt në Mizahir Isma të Rahovecit, ndërsa trajner kishin boshnjakun Adis Beciragic.


 
Të gjitha lajmet nga