TE PRISHTINA

Pas ndeshjes, nënshkruan Biram Faye
4 November, 2021 @14:44
Basketbollisti senegalez, Biram Faye, që ka luajtur përballjen e Prishtinës në BIBL ndaj Beroes, është prezantuar sot si lojtar i ri i Prishtinës në llogarinë e klubit në Instagram, pasi që ka nënshkruar zyrtarisht kontratë me bardhekaltërit.
Faye 206-centimetra i gjatë që luan në pozitën e qendrës më parë ka bërë karrierë në skuadra të Spanjës dhe ligë verore të NBA-së.
Basketbollisti 21-vjeçar që luajti ndeshjen e Prishtinës ndaj Beroes në BIBL ka kryer atë lojë me 18-minuta të kaluara në parket, ku shënoi dhjetë pikë e shtatë kërcime.
“Sot në zyret e klubit basketbollisti Biram Faye nënshkroi kontratën me klubin nën praninë e presidentit Burim Maraj dhe drejtorit Edmond Azemi. Faye vjen në Prishtinë pas përvojës së madhe jetësore me ekipin nga NBA San Antonio Spurs në ligën verore të NBA,” ka shkruar ndër të tjera klubi duke bërë të ditur njoftimin për nënshkrim të kontratës.
Përndryshe, Peja e pret Prishtinën sonte në derbi dhe mbetet të shihet nëse Biram Faye do të debutojë edhe në Superligë për bardhekaltërit.