PEJA NË GJYSMËFINALE

Peja i revanshohet Yllit, siguron gjysmëfinalen!
17 April, 2025 @20:51
Peja është gjysmëfinalistja e fundit e playoffit të Superligës këtë stinor, ndërsa përballë do ta ketë Bashkimin aty. Verdhezinjtë e drejtuar nga Sebastjan Krasovec kanë arritur të sigurojnë gjysmëfinalen, duke e mposhtur Yllin në ndeshjen e sontme, vendimtare, të tretë të serisë çerekfinale, 79-84 në “13 qershori” për të fituar serinë, 1-2!
Peja në një mënyrë, iu revashua Yllit për humbjen në gjysmëfinalen e playoffit të stinorit të kaluar, kur suharekasit i kishin lënë pejanët pa finale!
Në një ndeshje të luftuar, ku Ylli hyri në çerekun e fundit në epërsi, Peja në atë të fundit bëri dallimin duke e marrë 10-minutëshin e fundit me 7 pikë dallim, 15-22, për të fituar ndeshjen dhe për të siguruar biletën për gjysmëfinale.
Pasi pjesa e parë kishte përfunduar, 43-45 në të mirë të Pejës, Ylli ngushtë kaloi të tretin me 20-17, për të hyrë në të 10-minutëshin final të ndeshjes me një pikë dallim, 63-62!
Marquez Toënes bëri lojë të madhe sonte, duke shënuar 25 pikë në fitore, shoqëruar me 5 asistime e 3 kërcime. Darryl Morsell kreu duelin me double-double duke shënuar 10 pikë e duke bërë 11 kërcime, bashkë me 4 asistime, ndërsa nga 10 pikë gjithashtu shënuan edhe Dardan Berisha e Amin Hot.
Te Ylli i drejtuar nga Ales Pipan kësaj radhe Jalen Nesbitt nuk mjaftoi! Ai përsëri tregoi lojë të mirë bashkë me Derrick Wilson, por në momentet e fundit tentimet e sulmeve të Yllit përmes Jan Palokaj, të cilin pejanët e bllokuan tërësisht, nuk kaluan!
Nesbitt dha 20 pikë, 4 asistime e 7 kërcime, ëilson bëri 15 pikë, 3 asistime e 2 kërcime, kurse Lis Shoshi përfundoi lojën me double-double prej 12 pikësh e 12 kërcimesh!
Kështu, Peja siguroi gjysmëfinalen. Me sonte, Ylli mbylli stinorin 2024/25.
Kujtojmë, pejanët përfunduan stinorin e rregullt në pozitë të pestë, nën Yllin që kreu atë në pozitë të katërt. Ylli kishte fituar të katër duelet e stinorit të rregullt ndaj Pejës. Por, në playoff në përballjet vendimtare Peja dy herë triumfoi në “13 qershori” të Suharekës për të siguruar biletën e vlefshme për gjysmëfinale ndaj Bashkimit. Këta të fundit kryen stinorin e rregullt si liderë të Superligës.