EDI DZELALIJA
Peja zyrtarizon edhe trajnerin për edicionin e ri
20 October, 2020 @15:29
Edi Dzelalija është trajner i ri i Pejës. Njoftimin e ka bërë klubi pejan para pak çastesh, që ka zyrtarizuar trajnerin në fjalë.
Dzelalija 50-vjeçar së fundi ka qenë trajner i Shibenkës në Kroaci dhe më parë selektor i Kuvajtit. Ai është duke ushtruar zejen e trajnerit që nga viti 1991.
Ai është përzgjedhur trajneri më i mirë kroat i vitit 2012, kur pat drejtuar Jolly Shibenikun.