ATLETIKË
Përsëri Rudisha
16 August, 2016 @10:19
Atleti David Rudisha ka siguruar të artën e tretë radhazi në 800m për vendin e tij në Lojërat Olimpike. Rekorderi botëror kaloi këtë distancë në kohë 1:42.15.
Ai mbrojti titullin e fituar në Londër duke lënë pas algjerianin Taoufik Makhloufi me kohë 1:42.61, dhe amerikanin Clayton Murphy me kohë 1:45.93
Në këtë disiplinë kishte garuar edhe atleti nga Kosova, Musa Hajdari i cili me kohë prej 1:48.41 në fund kishte përfunduar i 37ti nga 58 atletë.