Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

PRISHTINA ME TRAJNER LITUANEZ

Prishtina emëron trajner lituanezin Žydrūnas Urbonas

Prishtina emëron trajner lituanezin Žydrūnas Urbonas / Foto: 24sek.lt

Prishtina emëron trajner lituanezin Žydrūnas Urbonas


23 June, 2023 @14:50

Trajneri që së fundi ka drejtuar ekipin Juventus Utena, Žydrūnas Urbonas, është trajneri më i ri i Prishtinës në Superligë të Kosovës në basketboll. Njoftimin e ka bërë vetë klubi bardhekaltër sot, ndërsa lituanezi 46-vjeç do të merr drejtimin e skuadrës këtë verë për të përgatitur sa më mirë ekipin për stinorin që vjen, 2023/24.

KB Prishtina në stinorin e kaluar nuk fitoi as Kupën e as titullin kampion të Kosovës, që për ekipin më të trofeshëm llogaritet të jetë stinor i shkuar kot, ndërsa për atë në vijim pritet që të luftojnë për trofetë vendore.

“Trajneri i njohur lituanez dhe ish-lojtari i shumë ekipeve të njohura lituaneze, Zydrunas Urbonas i është bashkuar klubit më të madh shqiptar.
Urbonas karrierën e trajnerit e ka nisur tek skuadra e njohur Juventus Utena ku nën drejtimin e tij për 5 vite me radhë kanë arritur suksese të shkëlqyeshme si njëri nga ekipet më të mira pas dy gjiganteve Žalgiris dhe Lietuvas Rytas,”
ka bërë të ditur njoftimi i Prishtinës sot.

Përndryshe, sa i përket ekipit, Prishtina më parë ka siguruar shërbimet e kapitenit të deritashëm të Pejës, Arti Hajdari, ndërsa nga të huajt ka arritur marrëveshje me gjithashtu ish-lojtarin e Pejës, Devoe Joseph. Në stinorin 2022/23 Peja u bë kampione e Kosovës.◼️


 
Të gjitha lajmet nga