Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

BILETAT PËR NDESHJE

Qindra qytetarë bëjnë radhë, presin për bileta në “Minatori”

Foto: MitrovicaSot/ fb

Qindra qytetarë bëjnë radhë, presin për bileta në “Minatori”


3 May, 2023 @10:34

Edhe pse dyqani nis punën në ora 11:00 një numër i madh i qytetarëve të Mitrovicës janë parë duke bërë radhë para shitores së biletave për të kapur një-dy sosh për ndeshjen e parë të serisë finale të PlayOffit ndërmjet Trepçës dhe Pejës që luhet sonte.

PLAY OFF SKEMA & ORARI

Kjo s’është hera e parë që ndodh kështu në Mitrovicë, ndërsa entuziazmi i madh që ka kapluar qytetin, është motiv shtesë për lojtarët që po kërkojnë të sjellin titullin e parë të kampionit te xehetarët që prej vitit 2012. Dueli i parë i serisë finale luhet sonte me fillim prej orës 20:00 në Minatori. KB Trepça ka bërë të ditur dje se një person ka të drejtë të blejë jo më shumë se dy bileta, ndërsa dyert e palestrës do të hapen në 18:30 dhe do të mbyllen në ora 19:45.


 
Të gjitha lajmet nga