AUSTRALIAN WOMAN
Radwanska mposht Watsonin
18 January, 2013 @8:48
Polakja 23 vjeçe, Agnieszka Radwanska, ka arritur fitoren e 12-të në vitin 2013. Ajo ka mposhtur britanezen Heather Watson 2-0 në sete, me rezultat 6-3 dhe 6-1.
E menjëherë pas ndeshjes është pyetur nga gazetarët se ndeshja që vjen e 13-ta e vitit për atë, a është edhe në Poloni numër baksuz?!
“Është,” është përgjigjur shkurt polakja e re para ndeshjes së saj të raundit të katërt me serben Ana Ivanovic.
E Ivanovic ka arritur të mposht bashkëkombasen e saj Jelena Jankovic 7-5 dhe 6-3 në sete për të kaluar raundin e tretë, ku tash në të katërtin e pret polakja Radwanska.