Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

VRESHTARËT

Rahoveci kompletohet, pret fillimin e stinorit

Foto: KB Rahoveci/fb

Rahoveci kompletohet, pret fillimin e stinorit


11 October, 2020 @18:13

Skuadra e Rahovecit pas arritjes së treshes së huaj në ekip dhe formës së mirë që po gëzojnë lojtarët vendor, ka thënë se është gati për stinorin e ri.

Sipas një njoftimi të lëshuar sot, vreshtarët mezi presin fillimin e stinorit, duke treguar se kanë nisur me stërvitje intensive nën direktivat e Bujar Locit.

“Gjithçka gati. Tashmë kanë filluar stërvitjet intensive, që ekipi të jetë sa më i përgatitur për fund të tetorit kur fillon edicioni i ri,” ka shkruar ndër të tjera në njoftimin e klubit lëshuar në faqen zyrtare të klubit në Facebook sot.


 
Të gjitha lajmet nga