STAR OF THE GAMEWEEK XXV

Foto: FBK
Rasid Malahbasic (Prishtina) - MVP (25)
26 March, 2025 @13:04
Basketbollisti me shumë përvojë i Prishtinës, Rasid Mahalbasic, ka marrë për herë të parë këtë stinor epitetin e lojtarit më të mirë të javës në Superligë.
Rašid Mahalbašić 34-vjeçar që ka karrierë të begatë dhe tash po mbron ngjyrat e Prishtinës, ka shkëlqyer me ekipin e tij në fitore në derbi ndaj Trepçës në fundjavë, për ta afruar edhe më Prishtinën gjysmëfinales direkte të playoffit.
Me indeks efiçence 30, Mahalbasic luajti me 18 pikë, 5 asistime dhe 9 kërcime në këtë fitore, për të cilën gjë, FBK e shpalli për herë të parë këtë stinor atë, si lojtari më i mirë i xhiros XXV. MVP i javës 25 të Superligës, është slloveni me pasaportë austriake.