Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

DERBI I ZGJERUAR, DERI NË XHIRON E FUNDIT!

Trepça orarin më të lehtë, Prishtina ka epërsinë për pikë të njëjta

Foto: KBTrepça & KBPrishtina/ fb

Trepça orarin më të lehtë, Prishtina ka epërsinë për pikë të njëjta


24 March, 2025 @14:43

Kur kanë mbetur edhe tre xhiro deri në fund të stinorit të rregullt në Superligë, ka ndodhur një gjë interesante që pritet të shihet nëse do të duhet të llogaritet.

Trepça që momentalisht është në pozitë të dytë të renditjes tabelare, ka bilanc të njëjtë me Prishtinën që është në pozitë të tretë pas 25 xhirove. Skuadrat në fjalë kanë bilanc të njëjtë, 16-9.

Rëndësia këtu është se, ekipi që përfundon stinorin e rregullt në pozitën e dytë siguron direkt gjysmëfinalen e playoffit. Ndërsa pozita e tretë do të duhet të nis playoffin prej çerekfinales. Kjo, jo vetëm që lodh skuadrën, por edhe mund t’ia rrezikojë pjesëmarrjen në gjysmëfinale!

TABELA AKTUALE

E Prishtina, me fitoren e mbrëmshme ndaj Trepçës në derbi, ka marrë epërsinë në duele të drejtëpërdrejta ndaj mitrovicasve, 3-1. Kjo epërsi e kryeqytetasve do të vihet në pah nëse skuadrat mbyllin stinorin e rregullt me bilanc të njëjtë. Në atë rast, Prishtina del një pozitë më lartë se Trepça!

Por, në tre xhirot e fundit të stinorit të rregullt, Trepça ka kundërshtarët më të favorshëm në duele. Ekipi i drejtuar nga Adis Beciragic ka kundërshtarë Prizrenin dhe Borën në shtëpi (të dyja në pjesën e poshtme të tabelës) ndërsa do të jetë mysafire e Pejës.

Josh Nzeakor!

Ndërkaq, Prishtina ka duele më të forta, i shkon Pejës dhe Vëllaznimit, ndërsa pret liderin, Bashkimi!

Mbetet të shihet pas xhiros XXVIII nëse Trepça apo Prishtina do të përfundojnë stinorin e rregullt në pozitë të dytë dhe cila do të shkojë direkt në gjysmëfinale. Kjo, pasi që vështirë të besohet se Bashkimi do të humbë mundësinë e kalimit direkt në gjysmëfinale me bilancin aktual që ka si lider, 18-7.

DUELET E TREPÇËS:

XXVI. Trepça - Prizreni
XXVII. Peja - Trepça
XXVIII.Trepça - Bora

DUELET E PRISHTINËS:

XXVI. Peja - Prishtina
XXVII. Prishtina - Bashkimi
XXVIII. Vëllaznimi - Prishtina.


 
Të gjitha lajmet nga FBK Superliga