MEGASPORTS - ISTOGU

Shabani double-double, Istogu garanton PlayOffin
19 March, 2021 @20:12
Me fitoren ndaj Megasportsit, Istogu e siguroi Play Offin për stinorin 2020/21 në Ligën e Parë.
Istogu me dominim total, e deklasoi Megasportsin me rezultat 55-118.
Diamant Shabani me 33 pikë, 11 kërcime, 5 asistime, 3 topa të rrëmbyer e 1 bllokadë, ishte i pakapshëm nga mbrojtja e skuadrës prizrenase, derisa Shabani u ndihmua edhe nga Mirlind Zekaj me 29 pikë Ardit Pepaj me 18 pikë.
Te Megasportsi u dalluan Bleonis Tanushi me 14 pikë dhe Gazmend Hazeri me 12 pikë.
Istogu u bë skuadra e dytë që e siguroi Play Offin pas Dritës, derisa ka bilanc prej 13 fitoreve e 2 humbjeve deri më tani. Në anën tjetër, Megasportsit në 3 xhirot e mbetura do të mundohet të mbetet në Ligën e Parë, aktualisht ka 4 fitore e 11 humbje dhe gjendet në pozitën e shtatë.