KBF PRISHTINA - KBF BASHKIMI

Fitojnë derbin për 1 pikë koshdallim
19 March, 2021 @19:28
KBF Bashkimi siguron pozitën e parë për Play Off
Vashat e Bashkimit e mposhtën Prishtinën në ndeshjen dramatike me rezultat 63-64.
Skuadra prizrenase, e kishte epërsinë në 3 çerekënt e parë, por Prishtina nuk u dorëzuar aq lehtë. Vashat e trajnerit Fidan Shatri, luftun deri në fund ku epërsinë prej 10+ pikëve e zbutën deri në 1 pikë, por megjithatë nuk arritën fitoren.
Aisha Balarabe ishte më e mira te Bashkimi me 18 pikë, 18 kërcime e 4 asistime, derisa u ndihmua edhe nga Jasmina Brunson me 15 pikë të tjera.
Te Prishtina u dallua Enxhi Xhanaj me 27 pikë, 6 asistime e 5 kërcime, derisa nuk luajti Alexis Tolefree për shkak të lëndimit.
Me këtë fitore Bashkimi e siguroi pozitën e parë 2 xhiro para përfundimit të stinorit të rregullt.
Bashkimi ka bilanc prej 16 fitoreve e 2 humbjeve, kurse Prishtina 11 fitore e 7 humbje.