Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

KOSOVA U14

Kosova U14 grumbullohet sërish

Kosova U14 grumbullohet sërish


19 March, 2021 @15:45

Përfaqësuesja e Kosovës U14 në konkurrencën e meshkujve do të grumbullohet të shtunën.

Kjo është hera e katërt radhazi që djelmoshat e ri të udhëhequr nga trajneri Valetin Spaqi do të grumbullohen. Grumbullimi do të bëhet në palestrën “Don Bokso”, të shtunën nga ora 10:00.

Spaqi do të ketë mundësi të shoh nga afër lojtarët e rinj, formën e tyre dhe të bëjë zgjedhjen me lojtarët më të mirë të kësaj grupmoshe.

Grumbullimi do të bëhet në kuadër të projektit zhvillimor FIBA Europe Youth Development Fund (YDF).

Federata e Basketbollit e Kosovës tash e pesë vjet është pjesë e projektit të FIBA-s për Zhvillim të Gjeneratave të Reja, por në vitin 2019, projekti ka filluar të implementohet edhe për vajza, gjë që shërben në dobi të zhvillimit të basketbollit në konkurrencën e femrave.


 
Të gjitha lajmet nga Përfaqësuesja