KBF PRISHTINA - KBF BASHKIMI

Superderbi i femrave sot në “Pallatin e Rinisë”
19 March, 2021 @11:25
Xhiroja e 18 në Ligën e Femrave do të hapet sot me super derbin në mes të KBF Prishtinës dhe KBF Bashkimit.
Ndeshja do të luhet nga ora 17:00.
Prishtina ka një seri prej 3 fitoreve rresht, kurse Bashkimi para derbit e liroi trajnerin Andreas Rumanin.
Bashkimi e mposhti 2 herë kundërshtaren në këtë sezon në Ligën e Femrave, kurse Prishitna ka triumfuar një herë gjatë sezonit.
KBF Bashkimi gjendet në krye të tabelës me 15 fitore e 2 humbje, derisa KBF Prishtina në pozitën e dytë me 11 fitore e 6 humbje.