SUPERKUPA E FEMRAVE
Superkupa e Femrave në fillim të tetorit në Prizren
21 September, 2023 @8:33
Bordi i Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK) ka miratuar datat 3 dhe 4 tetor, për të qenë datat e organizimit të turneut të Superkupës së Femrave. Më parë, FBK kishte bërë të ditur se organizimin e Superkupës së Femrave do ta bëj KBF Bashkimi në bashkëpunim me FBK-në, ndërsa tashmë dihen edhe datat zyrtare dhe ato janë miratuar.
“Miratohet data 3 deri 4 Tetor 2023 për organizimin e Superkupës së Kosovës në Konkurrencën e Femrave, në Palestrën ‘Sezai Surroi’ në Prizren,” - ka shkruar njoftimi i FBK-së, ku tregon se Bordi i FBK-së me në krye Arben Fetahun kanë miratuar Vendimet.
Superkupa e Meshkujve u luajt në mesjavën e kaluar, ndërsa Trepça e fitoi trofeun. Por, kishte kritika të mëdha për të gjitha palët - pos ekipeve dhe lojtarëve që luanin në parket. U shfaq huliganizmi i një niveli edhe më të lartë sesa më parë. Atë e dënuan të gjithë deri tash me deklarata, ndërsa mbetet të shihet se cilat do të jenë veprimet që do të mirren, pasi që stinori 23/24 është para dere.