KBF BASHKIMI

FOTO / KBF Bashkimi
KBF Bashkimi liron trajnerin para derbit
18 March, 2021 @19:06
Skuadra e femrave të Bashkimit, sot e liroi nga detyra trajnerin Andreas Rumanin.
Në një postim në faqen zyrtare të klubit, është thënë se për shkak të problemeve shëndetësore është liruar trajneri.
Rumani ishte në krye të skuadrës në 6 ndeshje ku arriti 5 fitore e 1 humbje.
Bashkimi gjendet në krye të tabelës me 15 fitore e 2 humbje, derisa nesër do të takohet me KBF Prishtinën.