Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

YLLI - TREPÇA

Pa Hajrizin, Trepça shkel gjithçka para vetes

Pa Hajrizin, Trepça shkel gjithçka para vetes


18 March, 2021 @17:39

Ndeshja në Suharekë ndaj Golden Eagle Yllit, doli të jetë shumë më e lehtë se që është pritur për skuadrën e Trepçës.

Mungesa e Drilon Hajrizit i cili nuk luajti në këtë ndeshje, nuk paraqiti fare problem për xehetarët që triumfuan me epërsi të thellë, 72-96.

Vendasit u treguan më të mirë vetëm në gjysmën e parë të çerekut të parë, derisa më pas me inkuadrimin në lojë të përforcimit të ri, Dino Butarac, gjithçka kaloi nën kontrollin e mitrovicasve, pasi rezultati u thellua gradualisht gjithmonë e më shumë në të mirë të tyre.

Pllejmekeri Ivan Koljevic dhe përforcimi i ri, Dino Butarac, ishin dirigjentët e fitores së Trepçës. Koljevic shkëlqeu me 26 pikë e 15 asistime, derisa Butarac shtoi 22 pikë të tjera me përqindje të lartë nga loja prej 75%.

Në anën tjetër, te Ylli LG Gill ishte koshashënuesi më i mirë me 22 pikë, ndërsa kontribut dhanë edhe Erjon Kastrati dhe Mitchell Wilbekin me nga 17 pikë secili.

Vlen të ceket se te Ylli në këtë ndeshje u rikthye nga lëndimi Gëzim Morina, por as kontributi i tij nuk ishte i mjaftueshëm për ta parandaluar këtë humbje të thellë.

TABELA AKTUALE

Kjo është fitorja e dhjetë e Trepçës, e cila tani ka një fitore më shumë se Prishtina dhe gjendet në zonën e Play Offit, derisa Ylli me këtë rezultat e regjistroi humbjen e nëntë në Superligë.


 
Të gjitha lajmet nga FBK Superliga