Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

ARBNOR RIFATI

Rifati: Kthimi i Dardanit dhe Lisit na zuri në befasi

Rifati: Kthimi i Dardanit dhe Lisit na zuri në befasi


18 March, 2021 @20:31

Ponte Prizreni me fitoren e sotme ndaj Pejës, e ka blinduar vendin e parë në tabelë.

RAPORTI I NDESHJES

Trajneri i skuadrës lidere, Arbnor Rifati, në deklaratën e tij pas ndeshjes ndër tjerash tha se ekipi i tij pati befasi në fillim, pasi që nuk ishte përgatitur për një Pejë me Dardan Berishën e Lis Shoshin.

“Nuk ishim të përgatitur për këtë Pejë. Në 3-4 ndeshjet e fundit u mungoi Dardani, paraqitja e Lisit ishte në pikëpyetje dhe të them të drejtën kemi bërë një skautim dhe një përgatitje ndaj dy ndeshjeve të fundit të cilat i luajti Peja. Kështu që kthimi i Dardanit dhe Lisit në fillim na zuri në befasi”, tha Rifati ndër tjerash.

Bardhezinjtë nga Prizreni këtë ndeshje e fituan me rezultat 97-115, megjithëse në fillim patën vështirësi të shumta ndaj verdhezinjve sidomos në aspektin e mbrojtjes.


 
Të gjitha lajmet nga FBK Superliga