Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

SUPERKUPA NË PRIZREN!

Bashkimi fiton Superkupën

Fotot: FBK

Bashkimi fiton Superkupën


Teksti: FBK

4 October, 2023 @23:33

Bashkimi është triumfues në Superkupën e Femrave. Në finalen e zhvilluar në Prizren ka fituar ndaj Prishtinës me rezultat 49:57 (16:13, 9:9, 11:16, 13:19).

Ndeshje ishte interesante nga fillimi deri në fund, me shumë kthesa dhe dramë në fund.

Bashkimi F

Në çerekun e parë, skuadra prishtinase ishte për një nuancë më e mirë, duke e fituar këtë pjesë 16:13. Periudha e dytë ishte më e barabartë, por kjo pjesë u karakterizua me shumë pak pikë të shënuara (gjithsej 18 nga të dy skuadrat), ndërsa pjesa e parë përfundoi 25:22.

Në periodën e tretë, prishtinaset u shkëputen në 32:24, por nga ky moment prizrenaset këndellen dhe me një seri prej 0:9, kaluan në epërsi 32:33, derisa rezultati pas 30 minutash ishte 36:38. Në dhjetë minutat e fundit u zhvillua lojë interesante, sidoqoftë, Bashkimi ishte më i mirë dhe triumfoi 49:57.

Bashkimi F

Sarah Mgbeike luajti pa pushim në ndeshje, duke shënuar double-double prej 20 pikëve dhe 19 kërcimeve në fitore, ndërsa me 13 pikë të tjera u dallua Analyss Benally. 11 pikë shënoi Arbnore Përquku që regjistroi edhe 7 asistime e 4 kërcime.

Te Prishtina më e dalluara ka qenë Asianae Johnson që ka shënuar gati gjysmën e pikëve të ekipit, duke e kryer ndeshjen pa asnjë minutë pushim, me 23 pikë, 2 asistime e 7 kërcime.

MVP e turneut është shpallur Sarah Mgbeike, çmim të cilin ia ka dorëzuar Anëtarja e Bordit të FBK-së, Teuta Abdullahu, ndërsa trofeun për kapitenin e Bashkimit, Aulona Muhadri ia dorëzoi Kryetari i Federatës së Basketbollit të Kosovës, Arben Fetahu.


 
Të gjitha lajmet nga FBK Liga e Femrave