TREPÇA - RAHOVECI

Shpëtimi i vetëm është fitorja
3 April, 2021 @10:05
Ndeshja e dytë e ditës së sotme do të jetë në mes të Trepçës dhe Rahovecit.
Trepçës i nevojitet vetëm fitorja për të shpresuar në mbijetes por edhe në Play Off, kurse Rahoveci kërkon fitoren për ta siguruar gjysmëfinalen e Play Offit.
Vreshtarët e mposhtën 2 herë skuadrën mitrovicase, kurse Trepça 1 herë gjatë këtij stinori.
Rahoveci gjendet në pozitën e dytë me 17 fitore e 9 humbje, kurse Trepça në pozitën e gjashtë me 10 fitore e 16 humbje.
Ndeshja fillon nga ora 19:00