ADIS BECIRAGIC

Si ndeshje PlayOffi
12 March, 2022 @23:04
Adis Beciragic, trajner i Yllit, ka thënë se ndeshja ka qenë tepër e mirë. Edhe pse ekipi i tij u mposht nga Trepça sonte, ai e ka cilësuar ndeshjen si shumë të mirë, derisa ka thënë se tentimet e pasakta të skuadrës së tij e kanë ndëshkuar në rezultat - tjetër vërejtje, nuk kishte.
“Mendoj se ka qenë ndeshje shumë e mirë. Kemi luajtur mirë, të dyja ekipet, ka qenë si një ndeshje PlayOffi. Kemi pasur shutime jo të mira, përkundër se kemi pasur pozita të mira për shut. Kjo ka krijuar një lloj nervoze që lojtarët i ka bërë të shutojnë më herët sesa duhet, dhe kështu… I uroj fitoren kundërshtarit,” ka thënë trajneri boshnjak i ekipit suharekas.
Përndryshe, Ylli vazhdon të jetë lider i Superligës me bilanc 16-5, kurse deri në fund të stinorit i kanë mbetur edhe shtatë ndeshje.