GOLF
Titulli i parë për Inbee Park
20 August, 2016 @22:40
Titulli i parë në histori të lojërave olimpike në golf për femra i takon koreanes Inbee Park. Ajo arriti ta fitoj garën e golfit pas ditës së katërt me rezultat -16. Titulli olimpik është vetëm i radhës për Park, e cila ka fituar katër nga pesë turnet e mëdha në sportin e golfit me total shtatë tituj. Borozani.com
Lydia Ko nga Zelanda e Re morri të argjendtën me rezultat -11, duke pasur një goditje më pak në 72 vrimat se kinezja Feng Shanshan.
Kjo ishte hera e parë që femrat garonin në sportin e golfit që u kthye në olimpiada pas më shumë se një shekulli mungesë.