Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

FRANKO STERLE

Trajneri i Bashkimit tregon skuadrat që i sheh favorite për finale

Trajneri i Bashkimit tregon skuadrat që i sheh favorite për finale


24 April, 2021 @0:31

Skuadra e Bashkimit me humbjen përballë Yllit në Suharekë, e ka përfunduar këtë stinor duke arritur deri në fazën çerekfinale të Play Off-it.

RAPORTI I NDESHJES

Trajneri i Bashkimi, Franko Sterle, pas ndeshjes dha deklaratë për kanalin transmetues të ndeshjes, ku komentoi ecurinë e lojës.

“Ishte ndeshje shumë e fortë. U mposhtëm nga një skuadër shumë më e mirë dhe me buxhet shumë më të madh se sa ne. Ne provuam të luftojmë, sidomos në ndeshjen e parë ku ishim në nivel të duhur. Por mendoj se me këtë ekip ky ishte limiti që mund të bënim. Nuk mund të bënim më shumë. Prandaj uroj skuadrën kundërshtare dhe uroj të kenë fat në pjesën e mbetur të Play Off-it”, tha trajneri kroat për Art Sport.

Ndërkaq për fazën gjysmëfinale të Play Off-it, Sterle i favorizoi dy skuadra.

”Është vështirë të thuhet, por dy skuadrat më të mira sipas meje janë Ponte Prizreni dhe Golden Eagle Ylli. Çdo gjë tjetër do të ishte befasi për mua. Mendoj se këto dy skuadra vërtetë kanë cilësi, komponim dhe gjithçka tjetër çka u duhet”, përfundoi ai.


 
Të gjitha lajmet nga