Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

GAME 3: YLLI - BASHKIMI

Ylli me lehtësi në gjysmëfinale

Ylli me lehtësi në gjysmëfinale


23 April, 2021 @21:49

Golden Eagle Ylli e mposhti Bashkimin në ndeshjen e tretë çerekfinale të Play Offit me rezultat 97-79 dhe u kualifikua në gjysmëfinale.

Skudra suharekase nuk e lëshoi epërsinë nga fillimi e deri në fund të ndeshjes.

Mbrojtja e Bashkimit nuk kishte ndonjë formulë për ta ndalur lojtarin Elyjah Clark. Amerikani Clark luajti me 36 pikë, derisa ka shënuar 11 treshe në 13 tentimet e tij dhe luajti me 84% saktësi.

Përveç Clark, me pikë dyshifrore luajtën edhe LG Gill me 16 pikë dhe Erjon Kastrati me 15 pikë të tjera.

Te Bashkimi u veçuan Obina Oleka me 24 pikë e 13 kërcime, Milos Latkovic me 19 pikë dhe Musab Mala me 17 pikë të tjera.

SKEMA E PLAY OFFIT

Ylli e kaloi Bashkimin me rezultat 2-1 në seri, derisa në gjysmëfinale do të takohet me Rahovecin.


 
Të gjitha lajmet nga FBK Superliga