AS PRISHTINA - TREPÇA
Trepça bindëse, një hap para mbijetesës
14 October, 2020 @18:38
Skuadra e Trepçës ka shënuar fitore në ndeshjen e parë të serisë së Play Outit të Superligës, duke e mposhtur AS Prishtinën me rezultat 54-76.
AS Prishtina luftoi mirë dy çerekët e parë, derisa dallimi u bë në çerekun e tretë, ku skuadra mitrovicase shënoi 20 pikë dhe i pësoi vetëm 9.
Në 10 minutëshin e fundit, Trepça e kontrolloi ndeshjen pa telashe dhe kështu e kapi avantazhin për ndeshjen e dytë.
Më i miri i Trepçës ishte Besnik Azemi me 21 pikë e 6 kërcime, kurse të huajt e skuadrës mitrovicase nuk treguan performancë të mirë. Të tre të huajt nuk arritën të shënojnë pikë dyshifore.
Te AS Prishtina u dalluan Dardan Sejdiu me 17 pikë, Alban Latifaj me 16 pikë, e 6 kërcime dhe Kreshnik Muçolli me 11 pikë të tjera, por nuk mjaftoi për fitore.
Ndeshja e dytë e serisë së Play Outit do të luhet më 17 tetor në Mitrovicë. AS Prishtinës i duhet një fitore me mbi 22 pikë, për të shpresuar Superligën, kurse Trepça edhe në rast të humbjes me më pak se 22 pikë do të mbetet në Superligë.