Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

TREPÇA - BASHKIMI

Trepça mposhtë Bashkimin në “Minatori”

Trepça mposhtë Bashkimin në “Minatori”


18 September, 2022 @19:12

Në “Minatori” të Mitrovicës, sonte Trepça e mposhti Bashkimin nga Prizreni.

Ndeshja në fjalë përfundoi me rezultat 75-68 në të mirë të Trepçës.

TABELA AKTUALE

Dallimi kryesor u bë në cerek të parë të lojës kur mitrovicasit fituan me 7 pikë dallim, ndërsa më pas e shtuan atë edhe me 5 të tjera për të përfunduar pjesën e parë me 49-37.

Përkundër mundit të prizrenasve në pjesë të dytë, rikthimi ndaj një Trepce mirë të organizuar ishte i pamundur dhe kështu portokallezinjtë u detyruan të pajtohen me humbjen e parë sezonale.

Erjon Kastrati me 20 pikë e 4 asistime ishte koshashënuesi më i mirë te Trepca, ndërsa 12 të tjera dha Clevon Broën Jr.

Te Bashkimi Fahro Alihodzic kreu lojën me double-double prej 19 pikëve dhe 11 kërcimeve, ndërsa Prentis Nixon dha 15 pikë.


 
Të gjitha lajmet nga