Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

MITROVICË

Trepça vazhdon me Minchevin dhe dyshen e dalluar

Foto: KBTrepca/fb

Trepça vazhdon me Minchevin dhe dyshen e dalluar


9 June, 2022 @15:36

Nënkampionja e Kosovës dhe fituesja e Kupës së Kosovës, KB Trepça, ka bërë të ditur edhe zyrtarisht dje se ka vazhduar marrëveshjen me lojtarin më të mirë vendor të saj, Drilon Hajrizi si dhe me Amin Hotin, të natyralizuar së fundi, që llogaritet si lojtar vendor në Superligë.

Por, ajo më e rëndësishmja është se ekipi ka konfirmuar edhe trajnerin bullgar Ljubomir Minchev edhe për një stinor që, - për të mos thënë kurrë - rrallë ndodh në skuadrat e basketbollit kosovar.

Të mos harrojmë, Minchev ka arritur që t’ia mundësojë Trepçës tre finale këtë stinor, duke e cuar së pari në finalen e Superkupës, pastaj Kupës së Kosovës (të cilën edhe e fitoi) e së fundi edhe në finale të PlayOffit të Superligës.

Mitrovicasit kanë qenë ndër ekipet më stabile në stinorin 2021/22 në Superligë, duke nisur punën - njëjtë sikurse sivjet - prej fund-qershorit/fillim-korrikut - për të pasur një sezon tepër të mirë dhe përgatitje të jashtëzakonshme të lojtarëve.

“Një strateg në stol e dy mjeshtër të lojës në parket. Ky është vetëm fillimi. Nuk ndalemi. Trepça do të jetë krenari për të gjithë ju. Nuk ka pushim, vazhdojmë,” ka shkruar njoftimi i mitrovicasve me fotografinë e treshes të cilët do të jenë pjesë kyqe e ekipit edhe në stinorin që vjen, 2022/23.


 
Të gjitha lajmet nga