KAMZA - PEJA

Tyrone White me triple-double, Peja dominon ndaj Kamzës
3 February, 2022 @18:55
Peja ka regjistruar një fitore të lehtë por të rëndësishme kundër Kamzës, në kuadër të Ligës Unike.
Skuadra pejane e mposhti kundërshtarin me rezultat 76-113.
Që në çerekun e parë, Peja e ngriti epërsinë në 10 pikë (19-29), derisa pas çdo çereku u thellu epërsia, për të regjistruar fitoren e radhës.
Në mungesë të Dardan Berishës dhe Stephen Maxwell, Tyrone White shkëlqeu me triple-double prej 24 pikëve, 11 asistimeve e 10 kërcime, derisa u ndihmua edhe nga Tjader Fernandez me 20 pikë dhe Edgar Gribay me 19 pikë e 10 kërcime.
Te Kamza u dalluan Eric Williams me 21 pikë dhe Gerad Davis me 10 pikë.
Peja me këtë fitore ngritet në pozitën e dytë me 7 fitore e 3 humbje, kurse Kamza me 2 fitore e 8 humbje gjendet në pozitën e fundit në Ligën Unike.