PARA FUNDJAVË INTERESANTE

Sot një, nesër katër duele të xhiros
Teksti: FBK
3 February, 2022 @11:32
Të enjten dhe të premten zhvillohet xhiroja XII në Ligën e Parë në konkurrencën e meshkujve.
Sfida më interesante e kësaj xhiro është mes Prishtina e Re dhe Istogut. Të dy skuadrat kanë nga shtatë fitore dhe katër humbje dhe pritet një sfidë shumë interesante.
Vëllaznimi, që ka shënuar 11 fitore në 11 ndeshje, duke qenë lider i Ligës së Parë do të përballet me Happy Dukagjinin, apo ish-Dardanët, që kanë katër fitore e shtatë humbje.
TABELA AKTUALE E LIGËS SË PARË
Ndërkohë, Feronikeli, që nuk di për fitore në këtë rang garash, me 11 humbje në 11 ndeshje të zhvilluara, do të ndeshet me AS Prishtinën, ku prishtinasit kanë pesë fitore e gjashtë humbje.
Marigona Hill Prishtina do të përballet me New Basket. Prishtinasit kanë tri fitore e tetë humbje, ndërsa prizrenasit katër fitore e shtatë humbje.
Takimi i fundit për këtë xhiro është mes Boreas dhe Vushtrrisë. Pejanët kanë gjashtë fitore e pesë humbje, ndërsa që vushtrriasit kanë shtatë fitore e katër humbje, ku pritet një përballje shumë interesante dhe rivalizuese.
LIGA E PARË - XHIRO XII
E enjte
17:30 Prishtina e Re - Istogu
E premte
18:00 Feronikeli - AS Prishtina
18:00 Happy Dukagjini - Vëllaznimi
18:00 Marigona Hill Prishtina - New Basket
19:00 Borea - Vushtrria.